Berat, një grua gjendet e pajetë në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 23:57
Një grua është gjetur e pajetë në një kanal mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Havaleas" të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.
Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.
Trupi i pajetë i 63-vjeçares është gjetur në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.
Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.
Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.
Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.

Policia pranë vendit të ngjarjes