Berisha: Rama i pajisi me gaz e neuroparalizuese më 8 janar, Lulzim Brava mbrohej nga 30 banditë

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Policia e pajisi me helme toksike dhe gaz, e pistoleta neuroparalizuese njerëzit brenda PD-së në 8 janar.

Berisha tha se përreth Bashës ishin 30 mercenarë, përpos mbrojtjes së Gardës dhe se kjo është një shkallë ekstreme bashkëpunimi mes krimit dhe politikës.

Berisha: Policia e pajisi me helme toksike dhe gaz, e pistoleta neuroparalizuese ata brenda PD-së. U sulmuan sepse hipën në ballon me një flamur në dorë për ta vendosur në ndërtesën e shtëpisë së tyre. Lulzim Brava mbrohej me 8 oficerë garde dhe shefin që mbron personalitetet. Përreth tij ishin 30 mercenarë. Garda zbatonte urdhërat e Edi Ramës. Aty ka pasur 30 banditë që të faktuar dhe të armatosur me mjete policore.

A mund që një shtet të mbrohet nga Garda dhe pengmarrës dhe trafikantë e vrasës. Kjo është një shkallë ekstreme bashkëpunimi mes krimit dhe politikës. Këta njerëz vërtetë hapën blindat, sepse si mund të blindohet një parti civile?! Blindimin e kanë bërë Rama dhe Basha. Nuk u prek një polic i vetëm sepse ishte një protestë paqësore. Nuk u gjet asnjë demonstrues me asnjë mjet të ndaluar me ligj, ndërsa banditët brenda kishin mjete që i ndalonte ligji. Lul Brava e mbushi oborrin me makina dhe nuk u thye një xham makine.