Spaho: Qeveria është rreshtuar pranë Bashës, do të ketë një opozitë kukull. Do kemi përballje në Kuvend

Deputeti i PD Edmond Spaho është shprehur se objektivi i Komisionit të Rithemelimit është vetëm Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Spaho u shpreh se beteja kundër Ramës nuk do të jetë vetëm në rrafshin e protestave por edhe në përballjen në Kuvend, ndërsa shtoi se Rama ka interes të ketë një qeveri kukull.

Edmond Spaho: Nuk bëhet fjalë për një parti të re. Ne po përgatitemi për ti bërë opozitë Edi Ramës. Objektivi jonë është Edi Rama. Narkoshteti që ka ndërtuar dhe veprimet që ndërmerren vuajnë pasojat qytetarët. Beteja nuk do të jetë vetëm në rrafshin e protestave po do kombinohet dhe në përballjen në Kuvend. Interesi i Ramës është të vazhdojë të mbajë të mbajë pushtetin dhe të ketë një opozitë kukull në parlament, sikurse ka rezultuar deri më sot. Ky nuk është një problem i PD, por është një problem i gjithë shoqërisë. E gjithë shoqëria duhet të ngrihet dhe të insistoj që të krijohet një bllok opozitar real që përballet me qeverinë, dhe të ndalojmë këtë të keqe të madhe eliminimin  e opozitës së vërtetë.

Qeveria është rreshtuar pranë Bashës dhe do që të ketë një opozitë kukull. Pavarësisht se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë, i ende nuk e ka shpallur zyrtarisht qëndrimin në lidhje me kërkesën që i erdhi nga grupi i Lulzim Bashës.

Teksa ka folur për përjashtimin nga grupi parlamentar, Spaho u shpreh se nuk ka rëndësi jemi apo sjemi pjesë e këtij grupi, ndërsa shtoi se e rëndësishme është se çfarë mendon elektorati.

Edmond Spaho: Pavarësisht kësaj nëse do ta legalizojnë do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Nuk është ky problem themelor për ne ka rëndësi se çfarë mendon elektorati, çfarë mendon anëtarësia e PD. Dhe ata e kanë dhënë verdiktin dhe do e japin në zgjedhjet më 6 mars për 6 partitë.