Berisha: Lulzim Brava pas 8 janarit po tregon se është deputeti më inkriminuar, kukull e Ramës

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se çdo shqiptar e di se Lulzim Brava është rrënja katrore e Edi Ramës.

Berisha tha se ai është shkarkuar me votën e 44 mijë demokratëve më datë 18 dhjetor dhe se po dëshmon se është një deputet i inkriminuar.

Berisha: Çdo shqiptar e di se Lulzim Brava është rrënja katrore e Edi Ramës. Ai është shkarkuar me votën e 44 mijë demokratëve më datë 18 dhjetor. Pas datës 8 ai dëshmon se është deputeti më i inkriminuar i Shqipërisë. Ai është pengu dhe kukulla më mjerane e historisë së këtij vendi. Bashës i kam kërkuar që të japë dorëheqjen në viti 2017 dhe kam bërë gabim që nuk mora këtë vendim që kam marrë. Nuk ka qenë kukulla ime, edhe pse e ka ditur se disa parime që të shkeleshin nuk i pranoja, si koalicioni me Ramën.

Mbështetja për Sali Berishën është nga pro-amerikanë, por shqiptarët panë se ky është një revolucion. Ky është revolucion, unë anëtar i tij. Këta njerëz kanë kaluar shumë kërcënime. Ky revolucion më motivon, më jep fuqi e energji çdo ditë e më dhunë, jam në këtë lëvizje për të rikthyer vlerat konservatore, që janë vlerat më jetike dhe për kthyer dinjitetin e lirinë te shqiptarët. Është revolucion paqësor dhe i lirisë.