Berisha: Rama e ka bërë Tiranën epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës, Open Ballkan serbo-madhia
Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se dy anëtare të NATO-s po hapin korridore të influencës ruse në Ballkan.
Berisha tha se autoritetet kosovare nuk e bllokuan referendumin serb, por kanë kërkuar që të votojnë në zyrën e tyre të ndërlidhjes.
Berisha: Si ka mundësi që dy anëtare të NATO-s po hapin korridore të influencës ruse në Ballkan. DASH është për stabilitet dhe kundër influencës ruse në Ballkan, por Sorosi është shumë i fuqishëm ndaj disa diplomatëve amerikanë që e kanë shumë të vështirë.
Autoritetet kosovare nuk e bllokuan referendumin serb, por kanë kërkuar që të votojnë në zyrën e tyre të ndërlidhjes. Qeveria e Kosovës mbajti një qëndrim sipas standardeve ndërkombëtare. Ata nuk u penguan që të shkojnë te zyrat përkatëse. Për mua ishte një presion i panevojshëm ndaj qeverisë së Kosovës për këtë çështje, por është bërë për të shmangur një konflikt.
Edi Rama e ka shëndërruar Tiranën në një epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Prishtinës. Ballkani i hapur projekt i rrezikshëm me një aleancë treshe që shan vendet e tjera që nuk pranojnë. Ky është një rajon me sherre sepse sapo ka dalë në sherre dhe këto të fundit shndërrohen lehtë në konflikte në rajon. Serbia është dëshmuar barbare me luftërat që ka zhvilluar. Rikthimi i këtij projekti është rikthimi te serbo-madhia.

