Basha u shtrin dorën mbështetësve të Berishës: Rikthehuni tek familja jonë
Lulzim Basha vijon takimin me demokratët nëpër qytete. Sot ishte në Kurbin ku Basha ftoi demokratët të bashkohen kundër Ramës të cilin e akuzoi se ka ngritur në fron llumin e shoqërisë.
Lulzim Basha: “Është i njëjti mentalitet. Pasi e ka varfëruar dhe zbrazur nga rinia e vjedhur si askush dhe ngriti në fron dhumin e shoqërisë duke e mbushur me hajna e kriminelë qeverinë e instituuconet tani na çon formularë për të pyetur a duhet të mbështesim gratë me tre fëmijë, ndërkohë policia e tij tërheq zvarrë gratë 80 vjeçare se mbrojnë shtëpitë e tyre. Na çon formular a duhet legalizuar kanabisi kur e ka marrë vesh gjithë bota se në Shqipëri zgjedhjet vidhen për shkak të Edi Ramës me baronët e drogës dhe të krimit”
Basha përsëriti se PD nuk do ta njohë kurrë rezultatin e 25 prillit “sepse është manipul dhe rezultat i masakrës zgjedhore” por se në këto momente demokratët duhet të qëndrojnë të bashkuar e të mos e humbasin busullën.
Lulzim Basha: Kemi në krah SHBA. Dy kushte duhet të përmbushim për të rrëzuar këtë tiranë. Të qëndrojmë krah njëri tjetrit me mendje të hapura të vendosur të qartë plot guxim e shpresë e të mos humbasim busullën tonë e të PD, antikomuniste properëndimore e pro amerikane.”
U ndal dhe tek Berisha dhe biseda me të para vendimit të 9 shtatorit kur e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Lulzim Basha: I thashë na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lë të vazhdojmë përpara sepse një standard kemi vendosur atë që ke mbështetur dhe ti. Kush është “nongrata” nuk duhet të jetë në politikë por për fat të keq interesat persona ju vendosën sakrificës së demokratëve. Ata që duan ta përçajnë PD e të shkatërrojnë PD-në e bëjnë prë hesap të Ramës e atyre pa asnjë dilemë do I themi: Ndal ose Jashtë! Këta janë një grusht njerëzish që nuk i kanë bërë llogaritë me demokratët por me xhepat e tyre”
8 janari i zi
Basha e quajti 8 janarin “të zi” dhe mbështetësit e Berishës të braktisin këtë të fundit e ti bashkohen Bashës.
Lulzim Basha: "Ata kanë akoma kohë e mundësi ti thërrasin mendjes e arsyes e ta kuptojnë se nuk kanë asnjë arsye të jenë aty përveçse ti shërbejnë Edi Ramës përveçse ti shërbejnë Edi Ramës përmes preteksteve të Sali Berishës. Kanë të gjitha arsyet të jenë këtu me ne në betejë me Edi Ramën. Kanë të gjitha arsyet të jenë këtu me ne në betejë me Edi Ramën. Do të kenë të garantuar të drejtën të flasin pa i ndërprerë askush. Ta ngrenë zërin sa të duan, të drejtojnë gishtin ku të duan duke nisur nga unë me çdo lloj kritike e kundërshtie edhe me garë por kurrë me dhunë. Për ta distancimi nga dhuna është kusht i vetëm. Rikthimi tek kuvendimi e debati pa asnjë parakusht dora ime dora juaj dhe e demokratëve mbetet e shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Jemi të hapur jo për fasadë e buzëkuq por për ti bërë pjesë të mendimit dhe vendimarrjes tonë”
Basha u largua nga Kurbini pa incidente ndërkohë që para takimit policia ndërhyri për të shpërndarë një protestë kundër tij si dhe shoqëroi në polici një të ri.