Kume: Zgjedhjet e 6 marsit, duhet parë si do të veprohet me situatën në PD, ka pak interes politik
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se e veçanta e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 mars është vetëm situata në PD.
Kume tha se duke pasur parasysh luftën politike brenda PD-së, do të shihet se në çfarë mënyre do të zbatohet ligji e do të përdoret rezultati që do të merret në këto 6 bashki.
Kume: Ligji parashikon se me krijimin e vakancave këshilli bashkiak njofton prefektin dhe ky i fundit njofton këshillimin e ministrave. Këshilli i ministrave njofton presidentin dhe ai brenda 48 orësh shpall ditën për zgjedhjet e pjesshme. Ne e dimë se presidenti është njoftuar për këtë gjë dhe në zbatim të ligjit ai ka dekretuar 6 marsin si ditën ku do të bëhen zgjedhjet në 6 bashki. Duket se procesi po shkon në hullitë e përcaktuar nga ligji. Këto janë zgjedhje të pjesshme dhe plotësuese, pasi ai që do të marrë mandatin do ta ushtrojë deri në vitin 2023 te zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, këto zgjedhje do të zhvillohet në një situatë politikë ku opozita e vendit po përballet me një situatë të caktuar. Kjo ka ngjallur diskutime dhe do të shohin si dhe në çfarë mënyre do të zbatohet ligji e do të përdoret rezultati që do të merret në këto 6 bashki, duke pasur parasysh edhe luftës politike mes dy grupimeve që po ndodhin në PD. Kjo e bën të veçantë këtë proces dhe jo procesi në vetvete si i tillë.
Kume shtoi se në këto zgjedhje nuk pret që të ketë shfaqje të fenomeneve të padëshiruara si ato në 25prill me përdorimin e administratës publike.
Kume: Procesi zgjedhor kërkon standarde sikurse parashikohet në legjislacionin përkatës. Duke qenë zgjedhje të pjesshme të tilla janë të imunizuara nga shfaqja e atyre fenomeneve të padëshiruara si ai i përdorimit të administratës publike. Ajo që është faktor që nuk ka ngarkesë të tillë si ato në 25 prill, ka të bëjë me faktin se interesi politik është shumë më i vogël dhe për pasojë angazhimi për të keqpërdorur situatën dhe për të keqpërdorur aktorët në këtë proces zgjedhor është shumë më i vogël. Prandaj nuk besoj se do të kemi fenomene si ato të 25 prillit.

