Vakanca e Gani Dizdarit në Kushtetuese, 7 kandidatë në garë
Shtatë kandidatë garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të ish-gjyqtarit Gani Dizdari.
KED vendosi sot që listës prej 5 kandidatësh t'ia bashkojë edhe dy kandidatët e procedurës së pezulluar.
Stafi administrativ në dispozicion të KED organizoi zhvillimin e shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Z. Gani Dizdari.
Ky short, u zhvillua në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.
Zëvendëskryetarja e KED pasi u këshillua me anëtarët e këshillit dhe duke mbajtur në konsideratë numrin 7 të kandidaturave vlerësoi që të caktoheshin me short dy këshilltarë ligjorë.
Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:
1. Mandat i Shpallur nga Gjykata e Lartë, për vendin vakant (mandat i plotë) të Z. Gani Dizdari:
Relator: Anila Leka
Këshilltar: Besmir Rrapaj dhe Edlira Llango


