Berisha: Soros hartoi reformën në drejtësi me planin 13/17, reforma u përdor për gjah shtrigash

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se me milionat dhe mafien e tij, Sorosi u shndërrua në promotor të vendosjes së monizmit.

Berisha tha se Në dhjetor 2013 fondacioni i Sorosit harton dhe mban sekret planin e veprimit 13/17 që u bë publik përmes Wikileaks.

Ai theksoi se paketa kushtetuese është votuar në rregull, Edi Rama me atë që quhet si grupi i reformës që janë sorosianë, i ktheu në ligje organike ato që ishin hequr nga ligje kushtetuese.

Berisha: Me milionat dhe mafien e tij, Sorosi u shndërrua në promotor të vendosjes së monizmit. Unë kam dorëzuar pushtetin. Në dhjetor 2013 fondacioni i Sorosit harton dhe mban sekret planin e veprimit 13/17 që u bë publik përmes Wikileaks. Ky plan kishte ndryshimet e thella kushtetuese. Ka një institucion që është ka eksperiencën për ndryshimet kushtetuese dhe ky është Komisioni i Venecias. Ç’punë kishte Soros me ndryshimet kushtetuese. Soros kishte si plan strategjik reformën në drejtësi, kur Evropa dhe SHBA kanë think tanke për këtë reformë, si dhe atë elektorale.

Paketa kushtetuese është votuar në rregull, Edi Rama me atë që quhet si grupi i reformës që janë sorosianë, i ktheu në ligje organike ato që ishin hequr nga ligje kushtetuese. Cili është produkti? Unë kam qëndruar kundër kësaj gjëje. Drejtësia është themeli i një shteti. Unë kam bërë një betejë sa askush tjetër duke denoncuar veprimet që po bëheshin. Cili është rezultati sot? Është instaluar narko-shteti. Qytetarët shqiptarë janë të vetmit që për të gëzuar një vendim gjyqësor duhet të presim 4-6 herë më shumë se të tjerët. Reforma është përdorur për gjah shtrigash.