Vrasjet e pazbardhura, Nano: Të gjitha çështjet janë në hetim, autorët do të vihen para përgjegjësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori pjesë sot në analizën vjetore të punës të strukturave vendore të Policisë Dibër.

Nano i pyetur edhe për vrasjet e pa zbardhura në vend tha se të gjitha çështjet janë në hetim dhe se kur do të ketë rezultate ato të do publikohen.

Nano shtoi se Policia  e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve.

Nano: Për këtë unë dua të sqaroj shumë shkurt, për shkak se të gjitha çështjet janë në hetim. Jemi duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme, për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate, pasi të mbarojnë hetimet. Por ajo që unë dua të garantoj të gjithë komunitetin dhe opinionin publik është se Policia  e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe çuarjen deri në fund të këtyre hetimeve, për të zhvilluar hetime cilësore, me qëllim zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të të gjithë autorëve të këtyre veprave penale.