Vendoret, Sula: Basha të zgjedh kandidatura edhe jashtë strukturave. Komisioni i Rithemelimit do dështojë
Në 6 Mars qytetarët e 6 bashkive të vendit, përfshirë edhe Shkodrën do të shkojnë drejt kutive të votimit.
Në lidhje me këtë deputeti i PD Dashnor Sula, në një intervistë për Ora News, është shprehur se PD duhet të bëjë zgjedhjen e kandidatëve të duhur për t’u futur në zgjedhje.
Ai tha se Lulzim Basha, mund të zgjedhë kandidatë edhe jashtë strukturave të PD, në mënyrë që të jenë gjithëpërfshirës.
Dashnor Sula: Kemi një problematikë mjaftë të madhe si opozitë, tashmë është e dalë sheshit. Shikojmë grupin tjetër që me të gjitha mënyrat po mundohet të bëjë të mundur pengimin e suksesit të PD me gjithë aksionin e saj opzitar, por edhe në zgjedhjet që do të mbahen më 6 mars. Nëse PD do të zgjedh kandidaturat më të mira të mundshme. Po të isha në vendin e Bashës, do bëja të pamundurën që të zgjidhja kandidatët më të mirë. Mund të dalin dhe jashtë strukturave të PD që të gjejnë kandidatë gjithëpërfshirës. PD ka hyrë në një rrgë pa kthim drejt një ristrukturimi të plotë.
Ndërkohë ai ka komentuar edhe vendimin e Komisionit të Rithemelimit për t’u futur në zgjedhje, duke thënë se do të dështojnë.
Dashnor Sula: Do të jetë një dështim nga ana e palës tjetër sepse janë pakicë. Pakicë sa i përket Komisonit. Zgjedhjet që janë atje nuk janë për Lulzim Bashën. Kjo do ndikojë në PD por është një ngërç që kam bindjen se do të tejkalohet. PD duhet të zgjedh kandidatët e duhur.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
