Skandali me incineratorët, Tabaku: Qeveria justifikohet me Arbitrazhin duke vazhduar ti paguajë
Skandali i pagave me incineratorët vazhdon edhe në kushtet kur kjo çështje është në hetim.
Partia Demokratike zbulon se qeveria paguan para duke përdorur si justifikim dërgimin e çështjes në Arbitrazh.
"Unë këtu bashkë me dokumentat për Elbasanin kam dhe dokumentat për Fierin. Pagesa që po i bëhet sot incineratorit të Fierit ka hasur në kundërshti të Avokatit të Shtetit të PS, KLSH, të cilët i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare që nuk duhet të vendoset gjykata e Arbitrazhit si gjykatë për zgjidhjen e çështjes mes palëve. Por qeveria e ka refuzuar këtë mendim profesional dhe ka vazhduar në gjykatën e Arbitrazhit dhe sot e përdor si justifikim gjykatën e Arbitrazhit dhe thotë që nuk i ndalojmë dot pagesat sepse kemi frikën se mos kjo çështje shkon në Arbitrazh".
Kryetarja e Komisionit Hetimor parlamentar për incineratorët, Jorida Tabaku, akuzoi krtyebashkiakuin e Tiranës Erion Veliaj se me firmën për incineratorin e Tiranës ka hyrë dhe në kompetencën e bashkive të tjera duke shkelur ligjin.
"Në kundërshtim me ligjin kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë vendimin e tij personal për bashkinë e Tiranës duke marrë përsipër njëkohësisht bashki të tjera të qarkut, Kavajë, Rrogozhinë,Vorë, Kamëz, në të cilat ai nuk kishte mundësi vendimmarrje e para, dhe e dyta nuk ka sesi të jetë vendimmarrje personale kur duhet të ishte një vendimmarrje e Këshillit Bashkiak me një shumicë të cilësuar për të kaluar procedurat e tjera për shpronësimin dhe pronën."
Çështja e incineratorëve po hetohet nga SPAK, çështje për të cilën është arrestuar dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

