Incidenti në Kurbin, qytetari ofendon Bashën, mbështetësit e kreut të PD-së e largojnë dhunshëm

Nga Kurbini, Lulzim Basha ua la hapur derën e Partisë Demokratike të pezulluarve pas protestës së 8 janarit me kushtin e pa negociueshëm që të distancohen nga dhuna. Në Kurbin Basha u prit nga mbështetës ndërsa nuk munguan as incidentet.

Edhe në Kurbin vizita e Lulzim Bashës shkaktoi incidente.Mbështetës të tij u përplasën fizikisht me një person i cili adresoi fyerje e më tej u shoqërua nga policia.

Në takim me mbështetësit Lulzim Basha iu dha një tjetër mundësi të përjashtuarve nga partia për t`u rikthyer me kushtin e vetëm që të distancohen nga dhuna.

"Ta ngrejnë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan duke filluar nga unë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe për ta pas distancimit, dora ime, dora juaj, dora e të gjithë demokratëve mbetet e shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike."

Duke iu referuar ish-kryetarit Berisha dhe mbështetësve të tij, Basha tha se ata synojnë përçarjen e PD-së për llogari të Edi Ramës.

"Ata që duan ta përçajnë PD e të shkatërrojnë PD-në e bëjnë prë hesap të Ramës e atyre pa asnjë dilemë do I themi: Ndal ose Jashtë! Këta janë një grusht njerëzish që nuk i kanë bërë llogaritë me demokratët por me xhepat e tyre”.

Ai përsëriti se ata që janë shpallur “non grata” nuk duhet të jenë më pjesë e politikës.

"Kam marrë të njëjtin vejndim me 9 shtator me shpresën dhe besimin se Sali Berisha do t'ua kursente demokratëve atë që u përpoq ta bënte dhe po përpiqet ta bëjë dhe këto ditë të fundit duke i thënë na lër të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë, na lër të vazhdojmë përpara sepse një standard kemi vendosur një standard  që e ke mbështetur dhe ti, kush është non grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq."

Kryeministrin e akuzoi për sundim e diktaturë dhe jo qeverisje të vendit, ndërsa ironizoi formularin me pyetje që ai ka shpërndarë për t`ju marrë mendim qytetarëve.

"Edi Rama na çon formularë për të na pyetur a duhet me i mbështet gratë me tre fëmijë ndërkohë që policia e tij i tërheq zvarrë gratë 80-vjeçare sepse mbrojnë shtëpinë e tyre, si në Tiranë dje."

Lulzim Basha u ndal edhe te vettingu i politikanëve, duke akuzuar se ata që nuk e pranojnë nismën kanë shumë për të fshehur.

Nga Kurbini Basha tha se ndërkombëtarët kanë qënë të qartë në mesazhet e tyre, duke kërkuar nga qytetarët që të zgjedhin të ardhmen