“O shpirt sa të du” Pas dekretimit të zgjedhjeve lokale, Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 15:24
Duket se pas vendosjes së datës për zgjedhjet e pjesshme vendore dhe shtyrjen e seancës për shkarkimin e tij në Kushtetuese më 1 shkurt, presidenti Meta shfaqet i qetë në rrjetet sociale.
Ditën e sotme ai ka postuar një video në Facebook duke kënduar me artistin e njohur shkodran Bujar Qamili.
Gjatë kësaj “performance” presidentit Meta së bashku me Bujar Qamilin ka zgjedhur të këndojë këngën ‘o shpirt sa të du’.
“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij” - shkruan Meta.

