Meta: 25 prilli komplot kundër demokracisë. Kishte plan për gjakderdhje e dhunë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 22:54
Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se 25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë.
Sipas kreut të shtetit ditën e zgjedhjeve ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë.
"25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë. Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang", tha Meta, në emisionin “Opinion”
