Mund të shpalleni non grata? Meta: Më vjen për të qeshur! S’kam asnjë problem me ligjet në SHBA

Presidenti Ilir Meta i pyetur se nëse mund të shpallet “Non Grata” pas largimit nga Presidenti u shpreh se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA dhe nuk ka bërë asgjë kundër Shqipërisë.

Meta tha se i vjen për të qeshur kur flitet për këtë çështje, ndërsa shton se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me SHBA për interesat e tij personal.

Pyetje: Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?

Ilir Meta: Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete çështje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as ne të bardhe, as ne te zeze për të bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt qe lëndon Shqiperine. Ketë une ua kam bere te qarte te gjitheve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.  Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.

Këtë deklaratë Meta e bëri në emisionin “Opinion”