Meta preferon 6 marsin për zgjedhjet. Opozita? "E dashur PD, kërkoni një mision të PPE për gjendjen tuaj"
Presidenti Ilir Meta preferon 6 marsin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit.
"Nese do e dekretoj sot daten e zgjedhjeve te pjesshme lokale, menjehere pas emisionit, do jete 27 shkurti. Nese e dekretoj neser do jete 6 marsi. Normale si shenja dash unë anoj nga marsi".
Në emisionin "Opinion", Meta tha se në takimin sot me Ballën mori garanci që Partia Socialiste nuk do t'i bojkotoje zgjedhjet e pjesshme vendore.
"Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese".
Sa i takon situatës në PD, ai thotë se zgjidhja është vota. Presidenti nuk kurseu dhe një këshillë për këtë parti.
"Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD anetare e PPE? Ju PD e dashur e Shqiperise, me merita te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, kerkojini nje mision PPE per te vleresuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja per situaten ne PD eshte vota".
