Vendoret, Komisioni i Rithemelimit të PD njofton pjesëmarrjen dhe hap primaret për kandidatët
Presidenti, Ilir Meta, po bën përgatitjet e fundit për ta çuar vendin në zgjedhjet vendore të pjesshme, të cilat mund të mbahen me 27 shkur apo me 6 mars.
Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit të PD në një deklaratë për mediat ka njoftuar se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
Mësohet se Komisioni ka hapur procesin e primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë.
Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave që do të marrin pkesë në garë do të të finalizohet në datën 30 Janar 2022. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.
DEKLARATË E KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT.
Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në emër të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë shqiptarëve mundësinë për tu përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të Primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.
Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara, Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar 2022 sipas parimit “të primareve”.
Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët mund të evidentohen:
✅ Me vetëpropozim;
✅ Propozim nga anëtarësia;
✅ Propozim nga organet qendrore të PDSH.
Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kanditatit.
Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 00:00.
