I nxorën me dhunë nga banesat, procedohen penalisht 4 banorë të "5 Majit" për kundërshtim të policisë
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 banorë të zonës së "5 Majit" për mosbindje ndaj policisë në aksionin e IMT për prishjen e banesave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:
- E. M., 41 vjeç, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës";
- K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Policia thotë se këta shtetas, në rrugën "5 Maji" kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

