Denoncimi i Kokës: Kompania e deputetit të Bashës, pjesëmarrëse në rindërtimin te "5 Maji"
Gazetari, Bledian Koka, denoncoi në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava konfliktin e interesit që PD ka në zonën e "5 Majit".
Sipas tij, reagimi i vakët i opozitës për këtë çështje lidhet edhe me faktin se një nga deputetët mbështetës të Bashës është pjesëmarrës me kompaninë e tij në ndërtimin e banesave të reja në këtë zonë.
"E vërteta është se një nga kompanitë e një prej deputetëve që mbështet Lulzim Bashën ende është pjesëmarrëse në ndërtimin që do të bëhet te ndërtesat e "5 Majit." Kjo është për të thënë pse Lulzim Basha me ata pak bedelë që i kanë mbetur përqark që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të ngushta të Lulzim Bashës dhe interesave të tyre personale, janë ngujuar në atë që quhet PD. Kjo është e vëretta e madhe e trishtë që prodhoi një ngjarje në 24 orë në Shqipëri, zbythjen e opozitës, degjenerimin e reagimit qytetar, sundimi i regjimit që i varfëron, i dhunon dhe i detyron të largohen jashtë shtetit".


