Protesta kundër tij, Basha: Ata 15 vullnetarë shëtitës po përdoren si mish për top nga Berisha ashtu si në 8 janar
Në një intervistë për gazetarin e RTV Ora, Everest Dedaj, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se Sali Berisha nxjerr vullnetarë për aksionet kundër tij.
Basha shtoi se shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve.
Ai theksoi se shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve shëtitës shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si një fasadë, si mish për top për një gënjeshtër.
Basha: Për të gjitha këto dhe padiskutim për të gjitha zhvillimet brenda shtëpisë tonë, ky angazhim, ky bashkëbisedim me demokratët është shumë i dobishëm. Ndërsa ana tjetër që ju përmendët një grup njerëzish që lëviz sa në një takim në takimin tjetër për fat të keq u kujton shqiptarëve fillimin e pluralizmit të ashtuquajturit vullnetarë të një tjetër individi që kishte ngritur kultin vetes dhe është përgënjeshtrimi më i mirë që i bën vetvetes. Sepse normalisht nëse e vërteta do të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha atëherë ç’nevojë ka t’i nxjerrësh vullnetarë një deputeti të shkarkuar nga posti i kryetarit dhe që është në kontakt me demokratët për t’i takuar. E vërteta është krejt ndryshe.
Shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve. 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit. Argumente po, debat po, kundërshtime po, garë po. Kemi pasur, i inkurajoj dhe do t’i kemi. Ndaj shumica e demokratëve sot janë më të qartë se kurrë dhe janë në këto takime që unë po zhvilloj dhe në takime të tjera që do të zhvilloj. Dhe shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve shëtitës shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si një fasadë, si mish për top për një gënjeshtër, për gënjeshtrën që demokratët janë të përçarë. Jo! Demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të larguar regjimin e Edi Ramës dhe për t’ju kthyer shqiptarëve shpresën.
