Celibashi: I kërkova Metës datën 6 për zgjedhjet, i jep më shumë kohë KQZ të përgatitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 15:14
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se i ka kërkuar Presidentit Meta si datë për zgjedhjet e pjesshme datën 6 mars.
Celibashi shprehet se data 6 mars i jep më shumë kohë KQZ që të përgatitet për procesin zgjedhor.
Celibashi: Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.
Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.
