Rrëfimi i transgjinores shqiptare: Më përjashtuan nga kisha, sepse zgjodha të isha vetja
Luana, transgjionorja shqiptare rrëfen në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora marrëdhënien e saj me fenë dhe mënyrën se si është përjashtuar nga kisha.
Ajo thotë se është përjashtuar nga kisha, sepse ishte trangjinore.
Luana: Jam përjashtuar nga kisha dhe jam përjashtuar sepse zgjodha të isha vetja. Paragjykimet ishin gjithmonë në kishë. Ishim mbledhur të gjithë grupi i të rinjve dhe thanë se Luana është shembull i keq.
Ajo tregon se besonte në Zot deri sa kuptoi se gjinia e saj nuk njihet nga feja.
Luana: Kam vite që studioj teologji. Unë besoja te Zoti që na prezantonte feja, e doja qenien e tij, fuqinë e tij dhe e respektoja. Besoja te Zoti i feve, por kur pashë te Zoti që beson kjo feja se është Zot përjashtues, një Zot që dënon të tjerët ndryshova. Pra ai na krijon sipas imazhit të tij, me pasione, dëshira, epshe dhe tani që ne i shprehim këto, ai na dënon. I bie është një Zot i sëmurë.
Duke marrë shkasë nga marrëdhënia me fenë, Luana ka vendosur që ta ndajë historinë e saj personale me publikun nëpërmjet veprës teatrale "Zanafilla", e cila do të shfaqet sot në teatrin Metropol.
"Vepra "Zanafilla" do vendoset në teatrin Metropol. Vepra flet për krijimin e Adamit dhe Evës, ku Eva është transgjinore. Është parodi dhe komedi satirike", thotë regjisorja, Ina Bashoqi.
Ndërkohë Luana thotë se për veprën Zanafilla është frymëzuar nga vargjet e biblës.
Luana: Jam frymëzuar te vargu në bibël ku thotë Adami krijoi Evën, pra do të thotë që feminiliteti buron nga një trup mashkullor, sepse nga brinja e Adamit lindi Eva, prandaj Eva është transgjionore.
Kam zgjedhur ta ndaj historinë time, që frymëzon jo vetëm persona të komunitetit që unë bëj pjesë, por frymëzon çdo kënd që ka pasione dhe dëshira për të shpalosur. Dua që për personat që janë si unë, mos kenë të vetmen mundësi punën e seksit. Nuk e paragjykoj. Ajo është punë.