"Veliajn e martoi nëna me fiq, por ne i kemi bërë me djersë shtëpitë", banorja te "5 Maji": S'është ngopur me lekë

Një nga banoret e prekura nga shembja e shtëpive në zonën e "5 Majit" u shpreh se si pasojnë e mungesës së një marrëveshjeje me bashkinë sot nuk ka ku të qëndrojë.

Pavarësisht kërkesave dhe shkresave të dërguara kreut të bashkisë Tiranë, ata nuk kanë marrë një përgjigje. E moshuara shprehet e indijuar për atë që po ndodh dhe thotë se ky projekt po bëhet për të ndërtuar pallate të cilat do shiten në interes të Veliajt.

Banorja e prekur: Unë jam jashtë në Hënë sonte, nuk kam ku fle. I kemi thënë Erion Veliaj hajde se nuk të vret kush, hajde na thuaj një rrugë. 30 vjet e la rrugën në baltë. Po këtu do bëhen pallate për tu shitur  për vete se nuk është ngopur me lek. E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun. I them kryeministrit e Erion Veliajt faqja e zezë ju qoftë, turp me polici vjen këtu e na tërheq zvarrë. A kanë nëna, gra e motra? Këta nuk janë burra, këta janë buburreca. Ku do fle unë sonte? Unë nuk i kam marrë lek as Edi Ramës, as Erion Veliajt.

Dhurata Çupi ishte në mbështetje të banorëve dhe i bëri thirrje policisë së shtetit që të tërhiqej. Sipas saj, ajo që po ndodh është e turpshme dhe e papranueshme dhe Rama me Veliajn duhet të ishin aty duke gjetur zgjidhje me banorët.

"Policia ik, mos mbroni kriminelët. Mos mbroni hajdutët, ikni mos u bëni kriminelë dhe ju," ishte thirrja e një qytetari tjetër.

Janë 430 banesa të cilat janë parashikuar të shemben.