Goci: Në Shqipëri media ka një reputacion në publik, qytetarët e dinë se është e ndikuar nga politika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 22:40
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se në Shqipëri media ka një reputacion shumë poshtë në perceptim.
Ai tha se qytetarët që janë thonë se mediat janë të ndikuar nga politikanë dhe partitë, duke shtuar se ata e dinë në perceptim se nga vjen informacioni.
Goci: Në Shqipëri media ka një reputacion shumë poshtë në perceptim. Ne kemi bërë një studim në vitin 2020 lidhur me mediat. Na rezulton se ata që janë pyetur na thonë se janë të ndikuar nga politikanë dhe partitë. Njerëzit e dinë se informacioni vjen nga partitë dhe politikanët.
Qytetarët kanë dyshim që burimi nuk janë gazetarët edhe pse nuk janë brenda medias. Pra, ata edhe pse janë larg e kanë shumë të qartë panoramën.
