Shtatë janë të Ora News, Komiteti amerikan kërkon hetimin e lëndimit të gazetarëve me gaz lotsjellës nga policia në 8 janar

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, (CPJ) një nga organizatat më të rëndësishme të medias në botë, kërkon hetim të shpejtë të lëndimit të gazetarëve me gaz lotsjellës nga policia në protestën e fundit para PD më 8 janar.
Në deklaratën e organizatës me qendër në Nju Jork thuhet se autoritetet duhet të nxjerrin përgjegjësit e dhunimit të gazetarëve përpara ligjitdhe të sigurojnë që reporterët të mbulojnë ngjarje me interes publik pa frikë nga lëndimi.
“Gazetarët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje të mbulojnë protestat pa frikë se do të sulmohen nga policia,” tha Gulnoza Said, koordinatore e programit të CPJ-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, në Nju Jork.
“Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë përdorimin e fundit policor të gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj gazetarëve që mbulojnë një demonstratë në Tiranë dhe të sigurojnë që oficerët përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.”
7 nga gazetarët e dhunuar i përkasin televizionit Ora News. Ata janë operatorët Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi si dhe reporterët Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj dhe Edison Vatnikaj. Ata morën djegie në sy dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi policia hodhi një “sasi joproporcionale” me gaz lotsjellës ndaj tyre.
Policia sulmoi po ashtu me ujë ekipin raportues të Fax News. Operatori Majklen Sinka tha për KMG se ai dhe gazetarët e tjerë në vendin e ngjarje ishin të identifikueshëm si pjesëtarë të medias pasi kishin në trup veshje me logon e Fax Neës. “Policia na shënjestroi qartësisht me presion uji dhe gaz lotsjellës,” – tha Sinka, duke shtuar se nga sulmi u dëmtuan edhe pajisjet e tij.
Edhe fotoreporteri Felix Bilani u lëndua dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tij gjatë protestës. Shoqata i dërgoi e-mail Ministrisë së Brendshme shqiptare për një koment, por thotë se nuk mori menjëherë asnjë përgjigje.

