Pronarja refuzon të dalë nga shtëpia, policët i rrethojnë banesën te "5 Maji". Shoqërohet kameramani i Fax News

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e "5 Majit" për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Gazetarja e Ora News, Nertila Dosti ndodhej te "5 Maji" dhe nga pamjet e drejtëpërdrejta shihet se një zonjë ndodhet brenda banesës e cila është parashikuar për tu shembur dhe nuk pranon të dalë jashtë.

Pavarësisht se policia ka rrethuar shtëpinë dhe po përpiqet të negociojë me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të lirojë banesën.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe një kameraman i televizionit Fax News i cili po filmonte. 

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë.

Pronarja refuzon të dalë nga shtëpia, policët i