Deputetja e PD-së krah banorëve të "5 Majit": Shteti i Edi Ramës po shkatërron banesa të ndërtojë pallate për vete

Banorët kanë kërkuar ndihmën e deputetëve demokratë për ti mbështetur në kauzën e tyre

Deputetja demokrate Dhurata Çupi e quajti rast abuziv.

“Nuk është shpronësim publik. Këtu ndërtohen pallate për pushtetin e Edi Ramës.  Merr pasuritë e qytetarëve.”

Deputetja Çupi e cila ndodhet paraditen e sotme krah banorëve të “5 Majit” tha se do t’i drejtohen SPAK.

“Është trishtuese. Qytetarët shqiptarë i kanë parëkëto pamje që në 2013. Shteti i Edi Ramës vetëm shkatërron shtëpitë e qytetarëve e i nxjerr përjashta për të ndërtuar për vete. Janë 430 banesa nga të cilat të palegalizuara. Para se tu marrin votën i premtojnë se do i legalizojnë. Nuk ka një kontratë apo premtim se ku do të futen këto familje pasi tu shembet banesa”  tha deputetja.

Deputetja kërkoi të tërhiqet policia.