Gjokutaj: Rama është komod me situatën në PD, në zgjedhje do të dimë se cila do të jetë PD-ja

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Rama është komod dhe vazhdon me satirën politike duke thënë se nuk di kujt t’i japë dorën në PD.

Ai theksoi se duhet parë se si do të evolojë situatë në PD dhe se do të vendoset në gjykatë nëse statuti i 11 dhjetorit do të prevalojë kundrejt atij të 18 dhjetorit.

Gjokutaj: Rama është komod dhe vazhdon me satirën politike duke thënë se nuk di kujt t’i japë dorën. Ne jemi shumë herët për të bërë një prognozë. Kemi dy gjykime lidhur me statutet. Do ta shohim se si do të evolojë situata. Nëse depozitohet statuti i 11 dhjetorit kundrejt ai i 18 dhjetorit, që ka shkarkuar gjithë ata që shkarkojnë tani.

Ne duhet të dimë se në momentin e zgjedhjeve do të kemi një informacion më të saktë se cila do të jetë partia Demokratike. Tani Basha është i shkarkuar nga të gjitha funksionet. Statuti i datës 11 dhjetor ka bërë mos njohjen e datës 18 dhjetor.