U përplas nga "Benzi" në superstradën Lezhë-Shkodër, vdes në spital shoferi i motoçikletës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 09:09
Drejtuesi i motioçikletës, i cili u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Shkodër ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë.
47-vjeçari Mikel Marashi, ishte nisur drejt spitakot të Traumës që prej mbrëmjes së djeshme.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj ku 47-vjeçari po udhëtonte me motor.
