Qyno: Çuditërisht gazetarë punojnë në bashkinë e Tiranës dhe më pas hapin portal me lajme të gatshme

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se çdo gazetar që punon në bashkinë e Tiranës, çuditërisht ka edhe një portal.

Ai tha se çdo gazetar çuditërisht gjendet me 2-3 muaj punë në bashkinë e Tiranës dhe më pas në portalet e tyre nuk e kritikojnë kurrë bashkinë e Tiranës.

Qyno: Çdo gazetar që punon në bashkinë e Tiranës, çuditërisht ka edhe një portal mua më duket një çudit. Çdo gazetar se ku gjendet me 2-3 muaj punë në bashkinë e Tiranës, se ku gjendet me staf dhe zyra në kohë rekord dhe më pas hapin një portal. Kush i financon këto portale?

Këta nuk kritikojnë asnjëherë bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliaj, nuk bëjnë kurrë një lajm kritik për ta. Ka vetëm lajme që qarkullojnë në mënyrë të sinkronizuara dhe lajme që i shkojnë përshtat bashkisë së Tiranës, që prodhohen në zyrat e Bashkisë.