Baçi: Do të bëjmë çmos për tu përfaqësuar në zgjedhjet për 6 bashki, Berisha e Rama na pengojnë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, kreu i PD-së Fier, Luan Baçi u shpreh se situata që po ndodh në PD është dhe e pazakontë.
Ai theksoi se PD do të bëjë çmos që të përfaqësohet në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë në fjalë nëse presidenti Meta dekreton datën.
Baçi: Kjo është një situatë serioze për PD-në dhe e pazakontë. Kërkon impenjimin e të gjithëve, por Basha nuk është i interesuar për këtë pjesë, madje e ka me qejf ndarjen e partisë. Del i shoqëruar e polici në zona të ndryshme dhe bën ndarjen e demokratëve.
Duket se nuk ka problem që mungon struktura, ose më mirë të mos jetë sepse i ka problem t’ua dëgjojë shqetësimet e tyre. PD do të bëjë çmos që të përfaqësohet në zgjedhjet e pjesshme për 6 bashkitë në fjalë. Basha dhe Rama kanë ndërhyrë për të mos i njohur vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit.
