Hoxha: Reklamat në televizione janë paraqitur si fushata sensibilizimi për incineratorët

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se reklamat në televizione janë paraqitur si fushata sensibilizimi për incineratorët.

Ai tha se nuk dihet nëse këto para janë përdorur për të mbuluar këtë krim, nga ata që kanë paraqitur si shërbim nga koncesionari, ndërsa ka një hetim tashmë të nisur.

Hoxha: Reklamat janë paraqitur si fushata sensibilizimi për incineratorët. Këto nuk mund të justifikohen kur ka një produkt penal, pasi SPAK ka nisur arrestimet dhe hetimet, dhe është arrestuar një ministër dhe hetimi është duke vazhduar.

Nuk dihet nëse këto para janë përdorur për të mbuluar këtë krim, nga ata që kanë paraqitur si shërbim nga koncesionari. Këtu nuk lejohen gazetarë që të shkojnë ata, por ama atje dalin pamje sikur mund të bëhet turizëm me bar jeshil.