"Nuk preken femrat me dorë", banorët e "5 Majit" përplasen fizikisht me policinë: A doni luftë?
Shembja e banesave te "5 Maji" është shoqëruar me tensione mes forcave të policisë dhe banorëve të cilët po përpiqeshin të çanin kordonin e policisë paraditen e 19 janarit 2022.
Banorët në përpjekje për të ndaluar shembjen e shtëpive, janë përplasur fizikisht me forcat e policisë.
"Njoftimi ishte në orën 10:00. A mund të na thotë zoti Veliaj sot se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit se ne nuk ka takon dot."
"Nuk preken femrat me dorë. Ik andej," thotë një zonjë.
"Mos bëni dhunë me banorët se do ju dalë keq," dëgjohet të thotë një banor tjetër.
"A doni luftë ju? Mos na shtyni, te shiriti do shkojmë," thotë një banor tjetër.
Në zonë vihet re një prani e madhe e policëve. Krah qytetarëve ndodhet deputetja demokrate Dhurata Çupi dhe Klevis Balliu.