Goci: Media nuk jeton më me paratë e veta, merr para dhe financime nga incineratorët
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se media në vend është bërë palë e skemës së incineratorëve.
Ai theksoi se media ka vajtuar këtu sepse nuk është një mekanizëm që jeton me paratë e veta, por devijon paratë e taksapaguesve duke marrë financime nga incineratorët.
Goci: Fjala korrupsion më duket shumë ëmbël, pasi në këtë vend duket sikur nuk ndodh, pasi të gjithë paratë që qarkullojnë janë të pista dhe që vijnë nga para të tilla. Korrupsioni i medias në këtë rast nuk është moral, por është bërë pjesë e kësaj skeme duke ruajtur një rol funksional. Kjo është një skemë ku media e mban gjatë këtë sistem.
Çfarë ndodh sot? Media nuk ka asnjë siklet që duhet të prodhojë për audiencë. Sot kemi programacion llogje dhe programe si Big Brother. Media ka vajtuar këtu sepse nuk është një mekanizëm që jeton me paratë e veta. Në këtë rast media është korruptuar duke devijuar paratë e taksapaguesve, duke marrë paratë e incineratorëve.
