Imitoi Berishën? I riu për Ora News: Ishte rastësi! S’jam munduar ta kopjoj edhe pse e kam frymëzim

Fjalimi i të riut Mekeid Selmani, në Shkodër bëri bujë, pasi ky i fundit u duk se imitonte ish-Kryeministrit Sali Berisha. Fjalimi i tij mori komente të shumta, madje u tha se i riu imitoi Berishën qëllimisht.

Ndërkohë në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News Selmani tha se ka qenë rastësi, dhe se ai nuk është munduar të kopjojë liderin historik të PD.

Mekeid Selmani: Ka qenë e gjitha një rastësi. Nuk jam mundur të imitoj dhe as të kopjoj as Berishën dhe as një politikan tjetër. Unë mendoj të krijoj dhe ëndërroj të krijoj profilin tim dhe nëse një gjë e tillë është keqpërdorur nga persona të ndryshëm për qëllime të ndryshme, ky nuk është problemi im.

Ai tha se nuk ka qenë e qëllimshme që teksa mbante fjalimin të dukej i ngjashëm me Berishën, edhe pse këtë të fundit e konsideron si frymëzim të tij.

Mekeid Selmani: Nuk jam mundur të kopjojë Berishën, pavarësisht frymëzimit që ai sjellë dhe inspirimit që përçon tek unë.

Berisha ka krijuar tek unë një frymëzim të jashtëzakonshëm. Rrugëtimi i tij politik që solli deri tek momenti i daljes nga presioni i tij politik deri në moshën 77-vjeçare, kur ai prej 9 vitesh nuk kishte asnjë pushtet, përçoi tek unë të njëjta ndjenja që përcillte, siç ndodhte shpeshherë edhe në Itali me rikthimet e Silvio Berlusconi.

I pyetur se përse sheh Berishën dhe jo Lulzim Bashën si të ardhmen e PD, i riu është shprehur: Në aspektin  e politik-bërjes nuk e mbështes për shumë arsye por në aspektin e formave që ky njeri ndërmori kur ky njeri ishte në pushtet.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini