Qyno: Media kombëtare u pozicionuan pro incineratorëve, i kishin si sponsor gjeneral
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se ka pasur media kombëtare të pozicionuara haptazi pro biznesit të incineratorëve.
Sipas tij, arriti kulmi ku emisione investigative në këto televizione kanë bërë puntata të tërë se sa të mirë janë këto incineratorëve.
Qyno: Kjo është hera e parë që i thuren lavde këtij biznesi në media, që unë e quaj aferë. Media kanë bërë promo të caktuara politikanëve dhe bizneseve, por jo në këtë mënyrë. Ka pasur media kombëtare të pozicionuara haptazi për këtë biznes, duke u sharë mes tyre.
Arriti kulmi ku emisione investigative në këto televizione kanë bërë puntata të tërë se sa të mirë janë këto incineratorëve. A thua se nuk do të kishte plehra Shqipëria më! Aq u rri kjo propagandë, sa kuptohet se kishte një sponsor gjeneral që merrte para nga taksat tona. U arrit deri aty sa në prill ka pasur më shumë pagesa për mediat, pasi ishin zgjedhjet.
