Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë- Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi Gocaj, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë në të cilën po udhëtonte një person.

Nga aksidenti është plagosur rendë drejtuesi i motoçikletës, Mikel Marashi 47-vjeç, i cili është dëmtuar rëndë. Ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

Policia ndodhi në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër, plagoset

Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër, plagoset

Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër, plagoset