"Na rrofshin telenovelat turke" A i bëri Rama dhuratë Erdoganit? Qytetarët: S'po i bën shqiptarëve, e jo më tjerëve. "Arkë me flori", thotë një tjetër

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbërriti mëngjesin e djeshëm, 17 janar në Shqipëri, ku mori marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit.

Por çfarë mendojnë qytetarët  për vizitën e presidentit turk në vendin tonë? A i ka bërë Rama dhuratë Erdoganit?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Disa qytetarë nuk shprehën interes për vizitën e Erdogan në Shqipëri, disa të tjerë thanë se vizita dhe fjalimet si nga Rama ashtu dhe nga Erdogan ishin të mira.

Ndërkohë një qytetar thotë nëpërmjet mesazheve se Rama i ka dhënë të gjithëve çdo gjë dhe se për Erdogan nuk ka mbetur asgjë.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Rama u ka dhënë të gjithëve çdo gjë, detin e ka shpërndarë,  tokën, naftën. Nuk e di nëse do ngeli diçka për Erdoganin, por ndoshta do i japi shpirtin."

"Jetoj në Vlorë, erdha në Tiranë për ta parë nga afër, ishte shumë i shkurtër."

"Na rroftë që kemi mësuar turqisht, se mesa duket do përfundojmë turq."

"Ai s'po i bën dot dhuratë shqiptarëve e do i bëj tjerëve."

"Na rrofshin telenovelat turke, sepse kuptuam çfarë tha Erdogan."

"Shumë e mirë, Erdogani foli mirë. "

"Ne shqiptarët nuk dimë si të flasim për Erdoganin."

"Erdogani është diktator, mos të vish shpesh, se ngjallet Skëndërbeu."

"Do i ketë falur ndonjë arkë me flori, se nuk vjen kush kot."