Vranësira në gjithë Shqipërinë dhe temperatura nën zero, parashikimi i motit për sot
Vijon ndikimi i masave të lagështa në vend duke bërë që vranësirat e dendura të jenë të pranishme në të gjithë territorin. Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet e shkurtra me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore, sipas MeteoAlb.
Orët vijuese mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike, pothuajse i gjithë kontinenti Europian duke sjellë mot të kthjellët por të ftohtë; si pasojë e masave të ftohta me origjinë Siberiane.
Përjashtim bëjnë; Europa Lindore dhe pjesërisht ajo qendrore ku reshjet e dëborës do të jenë dominante përgjat gjithë 24-orëshit. Po ashtu, stuhitë e forta të erës dhe rrebeshet e shiut mbeten në brigjet e Detit të Zi.
