“Çmendet” i riu në Vlorë, Eno Jazaj 23-vjeç tenton të shtypë me makinë një person, arrestohet
Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar të identifikuar si Eno Jazaj. I riu ka tentuar që të shtypë me makinë një tjetër person pranë Teatrit “Petro Marko” në Vlorë.
Menjëherë pas tentativës së dështuar për të shtypur personin tjetër Jazaj shihet teksa goditet nga dy persona të tjerë nga xhami i makinës, ndërsa ende nuk dihen motivet e sherrit.
Këto pamje janë gjiruar mesditën e datës 6 janar në Vlorë.
Një person i cili po drejton një makinë tip “Q6” tenton të shtypë një tjetër person i cili ndodhet në trotuar në këto moment!
Është 23 vjeçari Eno Jazaj i cili po drejton makinën me ngjyrë të bardhë, ndërsa kanë qenë mbrojtëset anësore të rrugës që kanë shmangur një tragjedi!
Në videon e gjiruar me kamera amatore, shihet se personi i cili rrezikon të shtypet, dhe një tjetër person më pas shkojnë dhe e godasin me grushte nga xhami shoferin 23 vjeçar Eno Jazaj.
10 ditë pas ngjarjes në Vlorë policia njoftoi të dielën se shoferi Eno Jazaj është prangosur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti që mund të përfundonte në tragjedi.

