Shkodër: laborator kanabisi në vilë, 64 impiane kondicionerësh largonin erën e rëndë
Një e ashtuquajtur shtëpi bari, ku po kultivoheshin rreth 2000 rrënjë kanabis sativa është zbuluar në Bërdicë të Shkodrës.
8 persona, nga të cilët 5 punonjës të OSHEE përfunduan në pranga, ndërsa pronari dhe një tjetër organizator i laboratorit të drogës janë në arrati.
Brenda objektit kishin vendosur 64 llampa elektrike dhe njëherësh po kultivoheshin rreth 2000 rrënjë kanabis sativa.
1200 fidanë ishin ende në vazo, ndërsa 730 rrënjë të tjera po rriteshin në efektin e llampave ngrohëse.
Për të larguar erën e rëndë të kanabisit, organizatorët kishin instaluar 64 impiane kondicionerësh.
Ndërsa energjia që vidhej për funksionimin e Shtëpisë së Barit përforcohej nga 40 stabilizatorë elektrikë.
Pronari i banesës Arben Haxhia dhe bashkëpunëtori tjetër Ergys Nikshiqi i shpëtuan prangave dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
