Protesta e 8 janarit në PD, lirohen 34 të arrestuarit

Akuzat e forta për dhunë dhe rrezik të lartë në protestën e 8 janarit në Partinë Demokratike kanë përfunduar me lirimin e të gjithë të ndaluarve.

Në seancën që u zhvillua prej pesë orësh Gjykata dëgjoi të gjithë argumentet e palëve, ndërsa në përfundim deklaroi lirimin e të gjithë protestuesve.

24 prej tyre megjithatë do të jenë në detyrim paraqitje dhe për 10 të tjerë është marrë masa e lirimit të menjëhershëm.

efekte

Mes të paraqiturve në seancë ishte edhe këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si Stresi.

Në Gjykatë u paraqitën deputetë mbështetës të Bashës por dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Dhe në sallën e drejtësisë nuk munguan replikat.

Pas vendimit Albana Vokshi akuzoi se lista e të ndaluarve doli nga selia e PD.

"Edhe policia edhe Prokuroria dështuan të siguronin qoftë edhe një foto të vetme për implikimin e tyre në akte të dhunshme. Nuk pati asnjë fakt," tha Vokshi.

"Policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që kanë qenë brenda PD," tha juristi Çlirim Gjata.

Ndërkaq Indrit Sefa në mbrojtje të Bashës deklaroi se brenda selisë në 8 janar nuk ka pasur persona me precedent, por vetëm zyrtarë

"Prokuroria pranoi që për 11 të ndaluarit të cilët ne përfaqësuam nuk kishte asnjë provë, madje për dy prej tyre tha që ka raport policor që kanë gjuajtur me ujë. Anëtarët dhe drejtues të PD ishin në një sulm të egër nga protestues ët cilët kërkonin me mjete të dhunshme të hynin në PD," tha Sefa.

Pas 8 janarit tonet në PD nuk janë ulur. Përkundrazi Basha përjashtoi Berishën dhe 7 anëtarë të tjerë të kryesisë nga partia.  Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit ka premtuar protesta të tjera.