"Alkool dhe ecje mbi normat e lejuara" Policia e Elbasanit në aksion, arrestohen 4 shoferë, pezullohen 26 patenta

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë javë së kaluar janë pezulluar 26 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 693 masa administrative .

"Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë, falë dhe përdorimit të radarëve dhe dragerave, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", njofton policia.

Gjithashtu janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; 

-19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-285 masa për parakalime të gabuara;

-14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

"Alkool dhe ecje mbi normat e lejuara" Policia e Elbasanit në