Ndoti Fierin me naftë, IKMT pezullon punën e Bankers Petrolium dhe e gjobit me 2 milion lekë
Bankers Petrolium është gjetur me shkelje nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe si pasojë është vendosur deri në pezullimin e aktivitetit.
Përmes këtyre fotove duket qartë dëmi ekologjik i shkaktuar nga hedhja pa kriter i mbetjeve hidrokarbure.
Bëhet fjalë për zonën e Fierit aty ku banorët prej më shumë se një viti kanë ngritur alarmin për ndotjen edhe të lumit që kalon përmes qytetit.
Madje për shkak të ndotjes shumë banorë kanë kërkuar dhe ndihmë mjekësore.
Në deklaratën për mediat prej IKMT thuhet se pas auditimit të kompanisë në Fier, është konstatuar se subjekti nuk ka respektuar kushtet e lejes së mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.
Pa rrogë që prej gushtit, ambasadori jep dorëheqje
11 Janar, 14:17
"Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti për 60 ditë", thuhet në deklaratën për mediat.
Bankers Petrolium është një kompani me pronarë të huaj, ndërsa në dokumentin zyrtar thuhet se kapitali i saj është 2 milionë lekë.
Problematika e ndotjes nga hidrokarbureve në zonë qëndron prej më shumë se 20 vitesh.
Por edhe pas ndryshimit të pronësisë dhe administratorëve sërish nuk është marrë asnjë masë.

