Pas skandalit me pagat, Rama firmos me amerikanët për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri u firmos sot marrëveshjen për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në vend me kompaninë e mirënjohur amerikane, “Jones International”, drejtuar nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve dhe Komandant Suprem i Aleatëve në Europë.
Marrëveshja vjen pas skandalit me publikimin e të dhënave sensitive të mbi 694 mijë shqiptarëve.
Në fjalën e tij Rama tha se aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse.
Rama: Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por jane edhe sulmet nga brenda tyë personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjne dëm. Rrjet mbrojtje dixhitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm për keq por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem siç është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem.
Shefi i qeverisë deklaroi se vlerëson bashkëpunimin për të adresuar sfidën e madhe për ngritjen e një qendre kombëtare sigurie për mbrojtjen kibernetike.
Rama: Një sfidë e jashtëzakonshme por jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Patëm një ngjarje të rëndë me rrjedhjen e pagave të punonjësve në Shqipërisë.Ky lajm sot është shumë i mirë për ata që u lënduan nga dalja e të dhënave personale. Ishte një e keqe që nuk erdhi vetëm për keq pasi shqiptarët panë me sytë e tyre një problem të cilin sot e kemi më të lehtë se dje që ta adresojmë në aspektin e marrëdhënies ligjore dhe morale të shumë punëdhënësve me shtetin dhe punonjësit. Qytetarët përjetuan edhe efektet negative të një sulmi mbi sistemin çka e bën marrëveshjen e sotme edhe më të mirëseardhur për ta.
