Pa rrogë që prej gushtit, ambasadori jep dorëheqje
Ambasadori i Afganistanit në Kinë, Javid Ahmad Qaem, ka dhënë dorëheqjen pasi prej muajsh të tërë nuk ka marrë as edhe një rrogë, që kur talibanët morën pushtetin, më 15 gusht.
Në një postim në Twitter, Kaem shkruan se shumë diplomatë në ambasadë ishin larguar tashmë dhe se Kabuli nuk i kishte paguar që prej muajit gusht.
The end to an honorable responsibility: I quit my job as Ambassador. It was an honor to represent AFG ???????? and my people.There are many reasons, personal and professional, but I don’t want to mention them here. I have handed over everything smoothly through a handover note. pic.twitter.com/a4A6y7yOBP
— Javid Ahmad Qaem (@JavidQaem) January 10, 2022
“Ka shumë arsye, personale dhe profesionale, por nuk dua t’i përmend këtu”, ka shkruar ai për vendimin e dorëheqjes.
Kina kufizohet me Afganistanin, ndërsa Pekini ka dërguar ndihma humanitare në vend që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht.
Në letrën e tij, Kaem tha se një person i ri është emëruar në ambasadë , duke iu referuar vetëm si 'Z. Santaat'.
Qeveritë në mbarë botën, duke përfshirë Kinën, nuk e njohin qeverinë talibane si legjitime. Sanksionet e ashpra që janë vendosur kanë çuar në paralizë të financave publike të vendit.
