Baçi flet për Ora News pas pezullimit: Basha të futet të garë, vendos vota kush e drejton PD

Sikudër pjesa tjetër, edhe deputeti Luan Baçi nuk njeh vendimin e Kryesisë së PD për pezullimin e tij nga kjo parti. Ai e konsideron nul këtë vendim.

Baçi: Janë nuk nga ana juridike dhe statutore. Kryesia është një organ i shkarkuar. Kuvendi i 11 dhjetorit ka përfudnuar mandatin e asdaj kryesie, e ka shkarkuar atë dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit për të vazhduar procesin e drejtimit të PD deri me 22 mars kur do të mbahet Kuvendi i PD. Më vjen keq kur dëgjoj një shoë të tillë, vendime qesharake por dhe e mirëkuptoj Bashën dhe disa mbështetës të tij sepse duke qenë në dëshpërim dhe gjthë anëtarësia e PD tashmë u është kundërvënë hapur, sidomos pas 8 janarit që helmuan me gaz lotsjellës anëtarë e PD nga ajo polici e inkriminuar që Basha e akuzonte te Kryeministria se po helmonte protestuesit. E njëjta polici i helmoi te shtëpia e vet.

Në një prononcim ekskluziv për Ora News, ai thotë se PD ka një grup parlamentar dhe  askush nuk ka autoritetin, atributet, kompetencat që të ndajë grupin parlamentar të PD.

Baçi: Ndonjë deputet që do të vetëlargohet mund të vetëlargohet por askush nuk merr dot vendime për të përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, aq më tepër Basha që sot është një deputet si gjithë të tjerët.

Baçi tha se nuk do të heqin dorë derisa të marrin shtëpinë e demokratëve ndërsa Bashës i bëri thirrje të futet në garë për kreun e PD.

Baçi: Nuk shkojmë për të protestuar te selia e PD, shkojmë për të punuar te zyrat e PD. I ka okuptuar një deputet i thjeshtë i PD, një individ që quhet Lulzim Basha, i shkarkuar dhe nuk pranon shkarkimin me disa mbështetës të vet. Shkojmë për të punuar dhe gjejmë të blinduara dyer e dritare. Kur i gjen të blinduara dyert dhe dritaret e shtëpisë tënde në mënyrë të padrejtë mundohesh të futesh brenda. Që të futesh brenda duhet të hapësh dyert, kaq kemi bërë ne dhe do të vazhdojmë ta bëjmë se do të shkojmë të punojmë aty. Mos të blindojë dyer dhe dritare por të dalë të bashkohet me demokratët, të hyjë në një proces të shpejtë, është vetëm vota që vendos kush drejton PD. Basha duhet të pranojë garën, zgjedhjet.