Protesta te selia blu, prokuroria kërkon lirimin e 34 të arrestuarve, mes tyre Stresi dhe vëllai i rojes së Bashës

Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin nga burgu të 34 personave të  arrestuar për protestën e 8 janarit te selia e PD.

Për 5 organi i akuzës kërkon masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe për të tjerët "detyrim paraqitje".

Mes të arrestuarve janë reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së Bashës, Astrit Gosturani dhe Vendim Demaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.