Kush janë 4 deputetët demokratë që u shfaqën krah Berishës, por shpëtuan nga penalitetet e kryesisë PD

Ora News bën një panoramë të ulëseve të demokratëve në Parlament, pas vendimit të kryesisë së PD-së mbrëmjen e 10 janarit 2022 ku u përjashtuan 4 deputetë ndërsa 6 u pezulluan.

Në zgjedhjet e 25 prillit PD me aleatët fitoi 59 mandate.

Nga këto 7 janë mandate të aleatëve:  3 janë të PDIU, Dashamir Shehi i LZHK, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Agro Duka i PAA-së  

Pa aleatët PD kishte 52 deputetë, por me vendimin e djeshëm të kryesisë së PD-së, grupit parlamentar iu përjashtuan dhe pezulluan 10 deputetë duke mbetur 42 deputetë.

Në këto 42 deputetë ata që janë kundër Bashës dhe që janë shprehur hapur janë 15 deputetë. 

Kanë shpëtuar nga penalizimet deputetët që ishin krah Berishës por nuk kanë qenë as në Komision e Rithemelimit e as aktivë në organizimin e protestës së 8 janarit.

Nuk është marrë asnjë masë për deputetët: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi.

Ndërkohë që Tomor Alizoti ka shprehur kritika dhe qëndrimin kundër edhe për Bashën dhe për Berishën.

Deputetët kunder Bashes:

1.Flamur Noka Perjashtuar 

2.Edi Paloka Pezulluar  

3. Tritan Shehu Pezulluar 

4. Albana Vokshi  Perjashtuar 

5.Luan Baçi Pezulluar 

6. Oerd Bylykbashi Pezulluar 

7. Bujar Leskaj (Pa masë)

8.Luciano Boçi (Pa masë)

9.Belind Këlliçi Pezulluar 

10.Sali Berisha Perjashtuar 

11.Isuf Celaj  (Pa masë)

12 Sorina Koti  (Pa masë)

13 Edmond Spaho  Perjashtuar 

14 Agron Shehaj Pezulluar 

15 Tomor Alizoti(Kunder te dyve)

Javen tjeter nis kuvendi

Ata do të qëndrojnë të pezulluar deri në momentin që do të reflektojnë për atë se çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit në selinë e PD.

 Mbledhja e kryesisë nisi  në orën 19:00 dhe vijoi rreth 7 orë deri në mëngjesin e së martës, 11 janar.

 Mësohet  në mbledhje nuk kanë munguar debatet, por jo përplasjet… Burime prane kryesise bejne me dije se ne mbledhje u diskutua me detaje e gjithe situata pas protestes se 8 janarit dhe qëndrimi që do të mbahet në vijimsi ndaj lëvizjes Berisha. Ky i fundit ka lajmeruar protesta të tjera dhe ka thënë se revolucioni paqësor nuk do të ndalet.

 Këto vendime të  kryesisë së demokratëve vijnë një javë para nisjes së punimeve të kuvendit.

Shenim: Raportoi Everest Dedaj, e punoi redaksia online